Jasir Asani është përzgjedhur lojtari i muajit nga ekipi i tij Gwangju në Korenë e Jugut. 2 golat tepër të rëndësishëm të realizuar prej tij gjatë gushtit sollën këtë vlerësim.
Jasir Asani i cili në muajt e parë të këtij viti pati vështirësi në aktivizim i tregoi trajnerit se ishte më i vlefshëm në fushë edhe me atë që shfaqi me Kombëtaren në Europianin e kaluar.
Sulmuesi i krahut është pjesë e Gwangju prej Janarit të 2023 ku ka shënuar 12 gola në 42 ndeshje.
Ajo që shfaqi në këtë kampionat solli edhe grumbullimin nga Sylvinho në Kombëtare. Nga ai moment Asani ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje me kuqezinjtë.
Tv Klan