Deri në përfundim të hetimeve, dy kushërinjtë Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, do të qëndrojnë në burg. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje.
Në datën 1 Gusht, Ergys Kolaveri dyshohet se ka qëlluar me snajper në burgun e Vaqarrit, ndaj të burgosurit Gazmir Daci. Si pasojë mbeti gabimisht i plagosur shtetasi kosovar Lili Duraj ,i cili vuan dënimin për dhunë në familje në këtë burg.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, Nëntorin e vitit të kaluar Gazmir Daci ka vrarë vëllain e Ergys Kolaverit, Valmirin, gjatë një sherri në zonën e Bathores . Për këtë arsye ai kishte vendosur të hakmerrej.
Tv Klan