Gjykata për Krimet e Rënda dënoi me 20 vjet burg Ergys Kolavarin. Ai akuzohej si personi që qëlloi me një armë snajper drejt një të paraburgosuri në ambientin e ajrimit të burgut të Vaqarrit në 30 Qershor 2016.
Kolaveri u fajësua për “vrasje për gjakmarrje”, të mbetur në tentativë, “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Plumbi i shtënë drejt burgut të Vaqarrit plagosi në këmbë të paraburgosurin Lili Dule. Sipas prokurorisë, shenjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i dyshuar për vrasjen e vëllait të të pandehurit dhe plagosjen e tjetrit.
Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Kolaveri ka pretenduar pafajësi duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.
/abcnews.al