Gjykata vendosi sot masën “arrest me burg” për Ergys Kolaverin dhe Enea Cakën, të cilët akuzohen për atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit.

Sipas hetimeve të deritanishme ata akuzohen se kanë tentuar të vrasin me snajper të burgosurin Gazmir Daci, i cili është autor i vrasjes dhe plagosjes së dy vëllezërve të Kolaverit.

Por avokati i Kolaverit, gjatë seancës  ka kundërshtuar akuzat dhe masën e sigurisë duke thënë se klienti i tij nuk ndodhej në skenën e krimit.

Ai madje paraqiti një foto të shkëputur nga një kamerë sigurie të një lokali në Kamëz, për të provuar se Kolaveri gjendej atje dhe jo në Vaqarr. Por provat e avokatit u hodhën poshtë nga gjykata.

/tvklan.al

kolaveri