Mijëra palestinezë kanë filluar të shpërngulen dhe të shkojnë në veri të Gazës. Ushtria izraelite hoqi postblloqet pasi grupi militant Hamasi ra dakord të lironte një grua izraelite Arbel Yehud e cila mbahej peng nga Hamasi dhe dy pengje të tjera.

Banorët e parë mbërritën në qytetin e Gazës herët në mëngjes pasi pika e kalimit në Gazën qendrore u hap në orën 7:00 me kohën lokale. Menjëherë pasi u njoftuan se vendkalimet do të hapeshin, mijëra familje të zhvendosura shpërthyen në brohoritje në strehimore dhe kampe.

Aktualisht, rreth 650,000 palestinezë që ndodhen në jug dhe në qendër të Gazës do të kthehen në shtëpitë në veri të Gazës, shumica e të cilave janë shkatërruar nga 15 muajt e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Mijëra palestinezë kishin pritur dy ditë në postblloqe për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, duke shprehur zhgënjimin pasi Izraeli akuzoi Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Hamasi nuk liroi të shtunën një peng të 5-të sipas marrëveshjes, duke zemëruar kështu Tel Avivin.

Klan News