Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin për njohjen e periudhave të punësimit në ish-ndërmarrjet shtetërore.
Sipas zv/Ministres së Ekonomisë, Olta Manjani, ky projektligj do të reduktojë burokracitë e qyetarëve dhe do të shmang procet gjyqësore.
“Ky projektligj ka një rëndësi të veçantë për një numër të lartë qytetarësh të cilët kanë punuar në periudhën para vitit 1994 dhe nuk kanë mundur të dokumentojnë periudhat e tyre të punës për efekt të llogaritjes të sigurimeve shoqërore. Pra shumë qytetar ti drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e periudhave të padokumentuara para vitit 1994. Ky proces i cili zgjat në kohë ka shpenzime të mëdha dhe shpesh të papërballueshme për qytetarët por edhe për administratën publike”, tha Olta Manjani.
Zv/Ministrja foli edhe për kostot e shtuara në buxhetin e shtetit nga ky projektligj.
“Sipas analizës financiare që është kryer, kostoja e shtuar në vitin e parë të zbatimit të këtij projektligji rezulton rreth 40 milionë Lekë. Gjithashtu, në vlerësim të kohës mesatare të gëzimit të pensionit prej 15 vitesh, kosto për këta përfitues, si rezultat i përfitimit nga ky ligj është rreth 600 milionë Lekë.”, tha Manjani.
Ky projektligj i cili do të shkojë për miratim në Parlament, i hapin rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, kooperativat dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore të para vitit 1994.
Klan News