Lajme Arkiva – TV Klan 2004

54 familje të cilat humbën shtëpitë e tyre nëpër firmat piramidale, prej një muaji janë strehuar në këto godina të ndodhura në Laprakë, por qysh prej ditës kur ata u vendosën këtu thonë, se nuk ka rrjedhur asnjë pikë ujë nëpër rubinetet e tyre.

Qytetari: “Neve kemi gati një muaj që kemi hyrë këtu, por ujë s’ka, nuk vjen asnjeri të interesohet se çfarë po bëni”.

Për të siguruar ujin, u duhet të shkojnë qindra metra larg.

Qytetarja: “Si mund ta përballojmë neve ujin, unë kam një muaj që kam ardh, duke mbajtur kovat me ujë, mëngjes, drekë, darkë”.

Dhe kështu mesa duket hallet nuk paskan të mbaruar, pas zgjidhjes së problemit të strehimit ata tashmë përballen me mungesën e ujit, ndërkohë banesat për rreth këtij blloku pallatesh janë të furnizuara me ujë, ndërsa këtu ndodh e kundërta./tvklan.al