“Euro 2024” është më afër se kurrë. Teksa na ndajnë vetëm 2 ditë nga nisja e kampionatit të shumëpritur europian, mediat kanë nisur të bëjnë parashikimet në lidhje me ndeshjet kualifikuese të grupeve.

Sipas “CBS Soccer”, Shqipëria do të renditet e fundit në “Grupin B” të cilësuar dhe si “Grupi i Vdekjes”, pjesë e së cilit janë po ashtu Italia, Spanja dhe Kroacia. Si më favoriten e këtij grupi, media e huaj cilëson Spanjën, të ndjekur nga Kroacia.

Referuar këtyre parashikimeve, ndeshja që do të luhet mes Shqipërisë dhe Italisë do të mbyllet me rezultatin 1-1, pasi italianët humbasin rastin për sulm duke pasur një mbrojtje të fortë nga ana e kombëtares shqiptare.

Ndërkohë që Spanja dhe Kroacia, parashikon “CBS Soccer”, kalojnë fazën e grupeve, përkatësisht Spanja me 9 pikë, Kroacia me 4 pikë, Italia me 2 pikë, ndërsa Shqipëria me 1 pikë.


Spanjë-Kroaci: 1 me 0

Itali-Shqipëri: 1 me 1

Kroaci-Shqipëri: 1 me 0

Spanjë-Itali: 2 me 0

Kroaci-Itali: 1 me 1

Shqipëri-Spanjë: 0 me 2



Për të mësuar rezultat e sakta të ndeshjeve si dhe për emocione reale, të gjitha sfidat e Euro 2024 mund t’i ndiqni në Tv Klan pa pagesë./tvklan.al