Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola.

Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, dy ekipet kërkuan triumfin nga fillimi, por në fund u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjetat të paprekura, ndërsa në të dytën Tirana kaloi në avantazh me Soler, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Të njëjtin fat kishte edhe Dinamo në minutën e 73-të, që pa të anulohej për të njëjtën arsye goli i Lorenco Vilës.

Në minutat e mbetura, skuadra e Shkëmbit ishte më kërkuese, duke goditur edhe tranversën, por goli mungoi.

Me këtë barazim, Tirana mban vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa Dinamo renditet në vendin e tretë me 15 pikë. /tvklan.al