Laçi mori fitoren e parë sezonale në kampionat. Kurbinasit mposhtën Vllazninë me rezultatin 3-1 me përmbysje, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë në Superiore.

Debutim me fitore për trajnerin e bardhezinjve, Francesco Moriero, i cili merr triumfin e parë. Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 18-të, falë një autogoli të Dajsinanit.

Laçi reagoi dhe barazoi me Papën në minutën e 45-të. Pjesa e dytë nisi e vrullshme për kurbinasit, që shënuan dy gola të shpejtë me Mjakin në minutën e 53-të dhe Melo në minutën e 56-të.

Me këtë sukses, Laçi i largohet vendit të fundit dhe renditet i nënti me 6 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e katërt me 14 pikë. /tvklan.al