Egnatia dhe Teuta, nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola, në sfidën mes tyre, të vlefshme për javën e nëntë.
Ndeshja në Rrogozhinë kishte gjithçka brenda, përveç fituesit. Vendasit kishin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh, por gjuajtja e Vuthajt nga penalltia shkoi mbi traun e portës.
Gjithçka u bë më e vështirë për Egnatian në fundin e pjesës së parë, kur Dylisse, u ndëshkua me karton të kuq.
Me një lojtar më shumë në pjesën e dytë, durrsakët u shfaqën më kërkues, por nuk shënuan dot.
Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa Partizani kryesues. Teuta mban vendin e pestë me 14 pikë të grumbulluara. /tvklan.al