Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me fantazistin Fermin Lopez. Ylli spanjoll, ka hedhur firmën për zgjatjen e bashkëpunimit, deri në verën e vitit 2029.

Katalanasit kanë blinduar një nga lojtarët më premtues, ndërsa i kanë vendosur edhe një klauzolë prej 500 milionë eurosh.

Sezoni i kaluar, ishte shumë i mirë për Fermin Lopez, i cili u aktivizua në 42 ndeshje, ku shënoi edhe 11 gola.

I dalë nga akademia e Barcelonës, fantazisti do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, të paktën edhe për disa sezone të tjera. /tvklan.al