Barcelona do të luajë të Mërkurën ndaj Atalantës, sfidën e raundit të tetë në Ligën e Kampioneve.
Katalanasit synojnë me çdo kusht fitoren, për të blinduar vendin e dytë. Në konferencën për shtyp, para këtij takimi është regjistruar edhe një moment komik.
Mbrojtësi i Barcelonës, Alejandro Balde, i habiti të gjithë, duke thënë se nuk e njeh trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gasperini.
“Çfarë mendoj për lojën e Gasperinit?! Nuk ia kam idenë. Nuk e kuptova për cilin lojtar e kishit fjalën… Kush është?! Sinqerisht nuk e njoh. Nuk di çfarë të them sepse nuk e njoh”, tha Balde, që shkaktoi të qeshura të mëdha në konferencë.
Alejandro #Balde, difensore del #Barcellona in conferenza stampa prima della sfida contro l'#Atalanta: "Gasperini? Chi è?" pic.twitter.com/tdTjDHIZoc
— Alessandro Giovanni Pagliarini (@APaglia7) January 28, 2025
/tvklan.al