Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu rikthye sot çështjes së Xibrakës, e duke akuzuar sërish vëllanë e kryeministrit Edi Rama si të lidhur me grupin që kishte ngritur një laborator droge. Bardhi tha se ka prova nga sistemi TIMS që sipas tij vërtetojnë Olsi Rama ka udhëtuar së bashku me Genci Xhixha. Për këtë arsye ai i kërkoi SPAK-ut ta rihetojë këtë çështje.

Ndërsa ka reaguar Olsi Rama duke i cilësuar si një shpifje, të cilit lidhen me arsye politike për vëllanë e tij, kryeministrin Edi Rama.

“Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht. Unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje”, shprehet Olsi Rama në reagimin e tij.

Tv Klan