Lushnja ishte ndalesa e radhës në qarkun e Fierit e drejtuesit politik të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai ka zhvilluar një takim prezantues me strukturat drejtuese të degës.
Në një postim në rrjetet sociale Bardhi shprehet se: “12 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët. Tashmë është e provuar se qeveria e Edi Ramës po pasuron veten dhe po varfëron shqiptarët! Mjafton të shohim vetëm sjelljen e Edi Ramës ndaj sektorit të bujqësisë, që është e vetmja mundësi jetese edhe për mijëra familje në Bashkinë Lushnje, për të vërtetuar nevojën ulëritëse për ndryshim. Një qeveri që ka braktisur qytetarin e zakonshëm, duhet braktisur përgjithmonë!”
Klan News