Bashkia e Tiranës hedh shortin publik për shpërndarjen e apartamenteve dhe hapësirave të bizneseve te “5 Maji” në kryeqytet.

Rreth 31 familje dhe biznese të kësaj zone morën çelësat e shtëpive dhe njësive të tregtimit pas hedhjes së shortit.

Shorti publik u organizua pranë ambienteve të shkollës “Ardian Klosi”, për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit për subjektet e shpronësuara nëpërmjet procedures me shkëmbim, sipas destinacionit të përcaktuar në vendimin përkatës së Këshillit të Ministrave, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “5 Maji”.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Klan News