Me një vlerë prej më shumë se 26 milionë lekësh, bashkia e Tiranës nis rikonstruksionin e ish-kinema Dajtit për ta kthyer atë në një qendër multimediale. Sipas kryetarit Rama shërbimet që do të ofrohen për të rinjtë në këtë qendër do të jenë të shumta duke filluar nga salla e muzikës dhe kërcimit, internetit, kinemasë, etj.
Edi Rama: “Transformimi rrënjësor i kësaj strukture të vjetër do kthehet në një qendër shumë funksionale për rininë, e cila do t’i japë mundësinë të rejave dhe të rinjve të shoqërizohen në kushte standardesh evropiane, është një hap shumë i rëndësishëm përpara jo thjeshtë në mbajtjen e një premtimi të rinisë kryeqytetase, por në krijimin e një shansi të ri, e një perspektive të re.”
Ky është projekti i parë i bashkisë i këtij lloji dhe synon rigjallërimin e aktiviteteve kulturore në kryeqytet. Kinemaja e ndërtuar rreth viteve ’70 ka qenë funksionale deri në fillimet e viteve ’90./tvklan.al