Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ishte i ftuar këtë të diel për Çaj në BE Caffee, tek e “E Diela Shqiptare”.
Renato ka nxjerrë dy libra, “Sekretet e shijes” dhe “50 shijet e pastave”. I pyetur nga Bes Kallaku sesi janë “50 hijet e Renatos” ai tha se janë shumë mirë.
Bes Kallaku:
Si janë “50 hijet e Renatos”?
Renato Mekolli:
Janë kaq mirë sa s’ka ku të shkojë më….
Në emisionin e tij, Renato nuk tregohet dhe aq i dashur me konkurrentët, por premton se në fund do të zbutet.
“Do zbutem edhe unë nga i fundit”,
tha Renato.
Lidhur me restorantin e tij, Renato tha se ai është dashuria e tij e parë dhe e vetme.
/tvklan.al