Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi Donald Trump i cili sot u betua në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Begaj i dërgon urimet më të përzemërta Trump dhe thotë se Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në.

“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inaugurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone”, tha Begaj./tvklan.al