Kryeministri Berisha zbardhi në “Opinion” programin e demokrateve për katër vitet e ardhshme. 6 prioritete të rëndësishme renditen në këtë program që do të bëjnë të mundur siç tha kryetari i qeverisë të mbërrijnë objektivin, “Shqipërinë evropiane”.
Në prani të një paneli analistësh të njohur mbështetur nga një staf politik dhe teknik, kryeministri zbërtheu objektivat e demokrateve mbi Lëvizjen e lirë punësimin, infrastrukturën , fshatin , shëndetësinë dhe arsimin, pagat dhe pensionet. Berisha tha, në emisionin e gazetarit Blendi Fervziu se ky është projekti më ambicioz në historinë e vendit.
Sali Berisha: “Programi im është ky, që standardet e jetës të këtyre qytetarëve shqiptar, të shkollimit, të punësimit, të lëvizjes, të rrugëve, të dritave, të ujit, të rrogave, të pensioneve, të kapin jo më dy vende, por së paku 6 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Viti i parë i mandatit të dytë shqiptar do lëvizin të gjithë pa viza.”
Katër vite më parë demokratët në pushtet mbështetën fort politikën e uljes së taksave. Një politikë që nuk duket do të ndryshojë edhe në mandatin e dytë e që paralelisht do të shoqërohet me rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve.
Sali Berisha: “Unë besoj më shuam se në çdo gjë tjetër në taksat e ulëta. I kam provuar 2 herë gjatë jetës sime edhe për mua ato kanë qenë çelës suksesi, por tani do e them fare hapur. Unë besoj sa herë ët jem në pushtet, unë me pasion të veçantë do të rris rrogat dhe pensionet.”
Gjatë 2009-2013 demokratët synojnë ta çojnë në 160 mijë numrin e të punësuarve. Kryeministri përmendi projektet që do të realizojnë këtë objektiv.
Sali Berisha: “Janë 6 parqe industriale të cilat do të ngrihen në 6 qytete të mëdha të vendit dhe për të cilat është bërë gati çdo gjë përfshirë dhe dhënien e kompanive private për menaxhim. Këtu do të punësohen dhjetëra mijëra punonjës … por ku tjetër di të punësohen qytetarët shqiptar. Janë të firmosura, kanë filluar dhe po fillojnë punimet, janë firmosur koncesionet për 104 hidrocentrale. Nga të cilat gjigandi i Evropës Kaskada e Devollit. Më datën 8 qershor.”
Demokrat garantojnë për ndërtimi i gjithë Infrastruktura rrugore. Në fund të qershorit të këtij viti aksi Milot- Morinë do të bëhet tërësisht i kalueshëm.
Sali Berisha: “Shkoni ju tek tuneli dhe përtej tunelit. Çfarë ndjenje të krijon, të krijon ndjenjën që jemi në një vend të zhvilluar, por ne nuk do lëmë mal pa çarë, kodër pa shemb në mënyrë që shqiptarëve t’ja u japim Shqipërinë në grusht. Një nga premtimet më kryesore, shqiptarët ujë 24 orë në çdo shtëpi. Ky është një nga standardet më të rëndësishme të Shqipërisë evropiane.”
Blendi Fevziu: “E si zgjidhet kjo në 4 vjet zoti Berisha?”
Sali Berisha: “Kjo zgjidhet sepse ç’është e vërteta i nderuar zotëri, këto 4 vite që shkuan kemi ndërtuar 720 ujësjellës. Koncepti im, Shqipëria superfuqi energjetike.”
Andi Bejtja: “Ju paraqisni një model shuam industrial të Shqipërisë, edhe më Shqipëri ka zëra që thonë, ky model mund të jetë i mirë për dikë, mund të postojë dikë për momentin , po ka shuam zëra që thonë në prospektivë afatgjatë ky është një lloj shkatërrimi i Shqipërisë me çimento, me fabrika çimentosh, me parqe energjetike, me Petrolifera, gjëra të cilat edhe ju kur ishit në opozitë ishit kundra. Dhe unë për vete jam skeptik nuk e di kush është më i mirë, ky model që po paraqisni apo një model tjetër.”
Sali Berisha: “Tani dhe këta zotërinj më thonë mua që të rrimë kështu siç jemi pa revolucion industrial, jo zotëri Shqipëria do të ketë revolucion industrial më të fuqishëm dhe më të shpejtë, Shqipëria absolutisht do të bëhet një ndër vendet më të zhvilluara duke respektuar në mënyrën më rigoroze standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe të jetës.”
Mentor Nazarko: “Po e pamë çfarë ndodhi në Vlorë dje?”
Sali Berisha: “Edi Rama i solli ata, u arrestuan se more vesh ti? Edi Rama i çoi ata. Kështu doli ajo.”
Referuar fshatit Berisha tha se gjatë këtij mandati demokratët në pushtet përmirësuan rrënjësisht qëndrimin ndaj tij duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm rural…/tvklan.al