“Të nderuar të pranishëm, i nderuar Kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha, e nderuara zonja Berisha, i nderuar Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim Thaçi, të nderuar anëtar të kuvendit, të nderuar ministra të kabinetit qeveritar të republikës së Shqipërisë, zoti Basha, Zoti Tafaj, zonja Harxhi, zoti Lezha, Milua, Asllani, Hysi dhe të gjithë staf i kryeministrit të Shqipërisë. Zonja Meçani, të nderuar ministra të kabinetit qeveritar të republikës së Kosovës zoti Hoxhaj, Jaxhillar, Bajrami, Behapi. I nderuari gjeneral në Brigadën e sigurisë së Kosovës zoti Enver Cikaqi…”
Ramadan Muja: “I nderuari kryeministër i Shqipërisë zotëri Sali Berisha, e nderuara zonja Lirie Berisha, i nderuari kryeministër i Kosovës zotëri Hashim Thaçi, të nderuar anëtar të kuvendit, të nderuar ministra të kabinetit të kryeministrit zotëri, Sali Berisha, të nderuar ministra të kabinetit të kryeministrit të republikës së Kosovës zotëri Thaçi, të nderuar kuvendar, të nderuar të pranishëm. Kam nderin t’i drejtohem kryeministrit të republikës së Shqipërisë në këtë vizitë shumë të rëndësishme për ne me fjalët, zotëri kryeministër Sali Berisha. Ju lutem pranoni falënderimet tona për këtë vizitë madhështore e cila e nderon gjithë popullin e Kosovës. Ndjehemi krenar që kjo vizitë bëhet për herë të parë në Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike. Fuqishëm besojmë se do të punojmë së bashku me ju për të promovuar lirinë tonë dhe mirëqenien e popullit shqiptar. Kontributi juaj në momentet e kthesës historike për kombin tonë ishte vendimtar për udhën që do të trasonim…”/tvklan.al