Debati televiziv Berisha dhe Rama duket të jetë çështje kohe. S’ka asnjë dyshim që në prag të zgjedhjeve të përgjithshme ku mazhoranca e drejtuar nga  kryeministri Sali Berisha dhe partia më e madhe në opozitë e drejtuar nga Edi Rama do te përballin programet e tyre live. Një  përballje  që do tu vlejë  kundërshtarëve politik referuar ambicies së tyre. Berisha për të fituar një mandat të dytë qeverisë, apo  Rama për t’i risjellë të majtës fitoren e humbur ne 3 korrik 2005.

Berisha dhe Rama kanë hequr tashmë çdo dyshim se kjo do të ndodhë  dhe me sa duket referuar vullnetit të shprehur tashmë publikisht  nga të dyja palët, mbeten vetëm të përcaktohen modalitet. Berisha garantoi për këtë qytetarët i ftuar në emisionin opinion ndërsa Rama gazetarët gjatë një bashkëbisedimi me ta. 

A ka mundësi që Sali Berisha të bëj një debat televiziv para zgjedhje me Edi Ramën dhe Ilir Metën?

Sali Berisha:Me kënaqësinë më të madhe edhe nesër po të dojë.”

Edi Rama:Kjo nuk ka përbërë dhe nuk përbën asnjë problem për mua.”

Një debat i tillë do te garantonte kulmin e audiencës sikurse në vitin 2002, në debatin e zhvilluar ne emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu mes Sali Berishës aso kohe lider i opozitës dhe  Fatos Nano liderit të partisë në pushtet. Nëse debati do të zhvillohet, Edi Rama do të jetë për herë të parë përballë kundërshtarit të tij politik nga pozitat e kreut të Partisë Socialiste. Ndryshe nga viti 2000, ku ai zhvilloi debat televiziv sërish në emisionin opinion me Besnik Mustafajin të dy nga pozitat e kandidateve të partive të mëdha për të fituar për bashkinë më të madhe në vend, Tiranën./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi