Në përkujtim të 80-vjetorit të vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës, kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se 17 Nëntori shënoi zëvendësimin e një pushtimi të huaj me një akoma më barbar që do të zgjaste 46 vite.
“Nderojmë një nga masakrat, aktet terroriste më të shëmtuara të regjimit, e projektuar nga të dërguarit e Beogradit, dhe përfaqësuesi i tyre në Shqipëri, Enver Hoxha. E ekzekutuar nga terroristët Kristo Themelko, Beqir Balluku dhe banda të tjera.”
Sipas Berishës, 8 dekada pas kësaj masakre, vendi është në diktaturën e re të bandave, ku sipas tij pushteti është sërish në duar e një njeriu, ndaj ai i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen për të larguar të keqen.
“Në të cilën të gjitha mediat kontrollohen nga kabineti i tij, ekonomia kontrollohet prej tij. Në të cilën burgosen pak muaj para zgjedhjeve, drejtuesit e partive opozitare. Për t’i thënë popullit opozitar se nuk ke asnjë shans, por largohu nga Shqipëria se këtu jemi ne.”
Berisha premtoi se me rikthimin e të djathtës në pushtet, çështja e të përndjekurve politikë do të jetë në qendër të programit të Partisë Demokratike.
Tv Klan