Në një takim me grupet e punës së Partisë Demokratikes të Tiranës, kryedemokrati Sali Berisha vijoi akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Shqiptarët, për fat jo të mirë, nuk e kanë të qartë shkallën e tmerrshme me të cilën vidhen ata. I vëllai i Erion Veliajt, vitin që i vëllai iu bë kryetar bashkie, bleu me 100 euro një kompani. Sot është me 32 milionë euro. Tendera të fituara që të gjitha në kundërshtim me ligjet”.
Nuk la pa shigjetuar as zv/kryeministren Belinda Balluku për tenderimet e kryera.
“Por ky është vetëm një shembull se si janë shpërndarë këto pasuri. Në 14 lote, 14 kontrata firmos Belinda Balluku për 13 kilometra unazë të Tiranës. Nuk ka në planet, kjo është për Guinness. Energjia vidhet. Meqenëse këta vidhnin në mënyrën më të papërmbajtur, ndërkombëtarët ndërhynë për të ngritur bursën. Por pyet Lubia për bursën? Mos e pyet, është e papërmbajtur. Nuk shet në bursë se do vjedhë. Nuk blen në bursë se do vjedhë”.
Berisha kërkoi angazhim për mosbindjen civile dhe sulm elektoral duke takuar çdo qytetar dhe prezantuar programin e Partisë Demokratike. Një angazhim kërkoi edhe për protestën e 23 Dhjetorit, që sipas tij do të jetë më e fuqishme.
Tv Klan