Imzot Frendo: Sakrificat një ditë do të shpërblehen
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën. Ringjallja e Krishtit është festa më e rëndësishme në kalendarin e tyre.
Por si asnjëherë tjetër në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë ku u mbajt mesha nuk kishte asnjë qytetar. Ritin fetar ata e ndoqën përems televizorit.
Në kryeqytet, kur ora kishte shënuar 12:00 pas mesnate Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo dha mesazhin për besimtarët.
Veç urimit, Frendo përqendroi fjalën e tij tek situata që po kalon vendi.
“Çdo vit kremtojmë festën e Pashkëve, por në një situatë të ndryshme. Më kujtohet kur kam kremtuar pashkët për herë të parë në Shqipëri, Marsi i 1997, gjatë kremtimit kam parë disa besimtarë duke qarë, por unë kujtova fjalët e Jezusit, që ai tha pak orë para se ushtarët ta kapnin për ta çuar drejt kryqit u tha apostujve, ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim”.
Për besimtarët, Pashka sjell shpresë së nesër do të jetë më mirë. Mes urimit ata pak besimtarë që morën pjesë në meshën e së dielës, tregojnë si po e kalojnë këtë situatë.
Sipas besimit të Krishterë, biri i Zotit u kryqëzua për të larë mëkatet e njerëzimit, por ditën e tretë pas vdekjes u ringjall. Ndaj kjo festë simbolizon dhe ringjalljen e shpresës.
Tv Klan