Politika zgjodhi që edhe kremtimin e Pashkëve Ortodokse ta bëjë përmes rrjeteve sociale duke uruar për paqe e begati besimtarët ortodoksë në këtë ditë të shënuar për ta.
Kryeministri Rama, urimin e tij e bëri në Facebook, ku kishte postuar një foto nga kremtimi i meshës së mesnatës.
Edhe Presidenti Begaj zgjodhi ta bëjë urimin e tij nga rrjetet sociale, teksa uroi për shpresë, besim dhe optimizëm për një jetë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Përmes një mesazhi, edhe ish-Kryeministri Sali Berisha nuk mungoi në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë.
Tv Klan