Presidenti i SHBA Joe Biden, preket nga Covid 19 dhe ndërpret fushatën për zgjedhjet e 5 nëntorit. Ai rezultoi pozitiv teksa ishte në një udhëtim në Las Vegas të mërkurën dhe u kthye në Delawer për tu izoluar pasi përjetoi simptoma të lehta.
Testi pozitiv detyroi për 81-vjeçarin demokrat të anulonte një fjalim që do të mbante në Las Vegas.
Teksa Biden përpiqet të pushojë disa ditë, mes demokratëve vijon të shtohet pasiguria se ai nuk është kandidati i duhur për të mundur Trump.
Zërat kunder Biden shtohen mes disa demokratëve të Kongresit dhe disa donatorëve me ndikim, të cilët kanë frikë se i mungon kapaciteti për të mposhtur Trumpin nisur nga performance e tij e dobët në debatin presidencial muajin e kaluar.
Biden, 81 vjeç dhe Trump, 78 vjeç, janë respektivisht dy presidentet më të vjetër që kanë drejtuar Shtëpinë e Bardhë.
Biden mohon raportet se ai mund të ketë probleme me kujtesën dhe beson se ai është i vetmi kandidat demokrat që mund të mposht Trumpin dhe të mbrojë demokracinë.
Klan News