Një avion mallrash An-12 që transportonte rreth 9 tonë flori ka humbur pothuajse 1/3-ën e peshës gjatë ngritjes nga aeroporti i Yakutsk, në Siberinë Lindore.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i policisë transportuese për agjencinë ruse të lajmeve TASS, të enjten.  

Më herët raportet thanë se një pjesë e kapanxhës së avionit ishte shkëputur si pasojë e një lëvizjeje të fortë ajri gjatë ngritjes, ndërsa shërbimet mediatike të aeroportit thanë se teknikët, të cilët po përgatisnin avionin për ngritjen, mund të mos e kenë fiksuar siç duhet ngarkesën me flori.

“Në total, 172 pllaka floriri me peshë 3.4 tonë janë gjetur deri më tani”, tha zëdhënësi, duke shtuar se 5 anëtarë të ekuipazhit janë plagosur në incident. Ndërkohë, media lokale ka raportuar një “nxitim” për flori mes rezidentëve të Yakutskut.

 

Avioni më pas aterroi në fushën ajrore të fshatit të Maganit, 12 kilometër nga Yakutskut.

/tvklan.al