Bizneset e bllokut të magazinave të rrugës Siri Kodra në Tiranë ankohen se bashkia i ka katërfishuar taksat dhe tarifat vendore, ndërkohë që nuk ka vënë dorë në përmirësimin e infrastrukturës.
Sipas bizneseve të kësaj zone që kryesisht janë industri konfeksionesh, ngritja e taksave nga ana e bashkisë së Tiranës në një moment delikat për aktivitetin e tyre ekonomik është një padrejtësi arrogante.
Florian Zekja: “Në një kohë që ne po bëjmë tentativa me qeverinë për të na ndihmuar si biznese, për të na ndihmuar në pagesën e sigurimeve shoqërore në të njëjtën kohë na vjen në anti-tezë, na vjen taksat e vendorëve na vijnë me një shtesë prej 250 mijë-300 mijë lekë dhe për këtë shtesë duhet të na justifikohet cili është ai shërbim që ne të jemi të gatshëm të paguajmë pastaj”.
Në këtë zonë ushtrojnë aktivitet rreth 60 biznese, me gati 4 mijë punonjës në total. Këto biznese ankohen se përballen çdo ditë me një infrastrukturë mjerane, me rrugë të dëmtuara dhe mungesë të ndriçimit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro