Lajme Arkiva 2003
Gerard Alba është autori i librit më të ri të nxjerr në treg nga shtëpia botuese ORA. “Autobusi blu” kështu titullohet libri i autorit francez i përkthyer në shqip nga Nasi Lera dhe i botuar në të dyja gjuhët njëkohësisht, frëngjisht dhe Shqip.
Ai është një libër modest i cili është bazuar në shënimet e shumta që Gerard ka shënuar gjatë vizitave të tij në jug të Shqipërisë. Ku në mënyrë të veçantë është dashuruar edhe me këngën polifonike labe.
Gazetarja: Cilat ishin lidhjet tuaja me Shqipërinë që ju shtynë në realizimin e këtij libri?
Gerard Alba: “Me hapjen e kufijve të Shqipërisë, pati një kuriozitet të jashtëzakonshëm për vendin tuaj dhe unë i shtyrë nga ky kuriozitet që kishte përfshirë të gjithë Evropën perëndimore erdha në Shqipërinë e Jugut ku pastaj kënga polifonike dhe kultura e larmishme bënë që udhëtimet e mia të shtoheshin duke mbledhur te unë një miqësi të veçantë për vendin tuaj”.
Gazetarja: Ky libër,këto tregime që ju keni shkruar këtu, janë pak a shumë copëza jete të jetuara gjatë udhëtimeve tuaja apo janë më tepër fiksion brenda tyre, janë më tepër të sajuara, pra të ndërtuara mbi personazhe të ndryshëm?
Gerard Alba: “Unë jam mbështetur në elementë dhe episode absolutisht të vërteta, të cilat i kisha të pamundur ti shpjegoja me përbërësit e vetë dhe fiksioni më ndihmoi t’ju jepja atyre gjithë ngarkesën e vetë njerëzore dhe afektive, duke ndërtuar tekste të shkurtra që janë përcjellë si tregime në këtë libër”./tvklan.al