Sezoni i katërt i “Bridgerton” tashmë është konfirmuar. Përfundimi i sezonit të tretë duket se afroi më shumë familjen Brigerton, kështu që është nënkuptuar që sezoni i anshëm do të jetë përsëri në të “njëjtat ujëra”.
Nga njoftimi i Netflix më 23 Korrik tashmë është bërë e ditur se në cilin nga motrat dhe vëllezërit e shumtë të familjes Bridgerton do të fokusohet filmi.
Duket se për djalin e dytë të familjes, Benedict Bridgerton është rezervuar një histori dashurie, e cila do të tregohet në sezonin e ardhshëm.
“Këtij autori i është vënë në dukje se ndoshta është koha për të demonstruar kërkuesin më të ri të martesë… Historia e Benedict Bridgerton po vjen sezonin e ardhshëm,” thuhet në një postim në “X” nga llogari e “Bridgerton”.
It has been brought to this author’s attention that perhaps it is time to unmask the newest suitor of the marriage mart… Benedict Bridgerton's story is coming next season. pic.twitter.com/rn2bGOERdm
— Bridgerton (@bridgerton) July 23, 2024
Data se kur do të shfaqet premiera e sezonit të katërt të “Bridgerton” nuk është bërë ende e ditur. Ndërkaq pas njoftimin të Netflix për sezonin e tretë dhe të katërt, krijuesja e “Bridgerton” Shonda Rhimes shprehu gëzimin e saj për rikthimin e filmit në Netflix.
“Që nga hera e parë që lexova serinë e ‘Bridgerton’ të Julia Quinn, e dija se këto ishin histori që do të magjepsnin audiencën. Por evolucioni i kësaj përshtatjeje nuk do të ishte një sukses pa kontributet e shumta dhe shumë të rëndësishme të të gjithë ekipit Shondaland,” ka thënë ajo.
Edhe pse kasti i aktorëve nuk është konfirmuar ende, gjasat janë që elementë si motrat dhe vëllezërit e familjes Bridgerton apo Lady Danbury (Adjoa Andoh) dhe Mbretëresha Charlotte (Golda Rosheuvel) të mos mungojnë as në këtë sezon të katërt.
/tvklan.al