Armando Broja luajti si titullar për herë të parë këtë sezon. Sulmuesi i Shqipërisë u aktivizua nga fillimi tek Everton, në humbjen 0-2 në shtëpi ndaj Nottingham.

Lojtari kuqezi luajti për plot 76 minuta, ku ndonëse nuk shënoi dot gol, ishte një nga më të spikaturit te skuadra e tij.

Pas kësaj humbje, Everton zbret në vendin e 16-të me 17 pikë, ndërsa Nottingham konfirmohet surpriza e madhe, pasi regjistroi fitoren e pestë radhazi dhe mban vendin e dytë me 37 pikë.

Manchester City i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative dhe u rikthye te fitorja. “Qytetarët” triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Leicester, falë golave të Savinho dhe Haaland. Ky sukses e mban skuadrën e Guardiolës në minutën e pestë me 31 pikë.

Tottenham barazoi 2-2 ndaj Wolves në shtëpi. “Spurs” ngjiten në vendin e 11-të në Premier League, me 26 pikë pas 19 javëve.

Në takimet e tjera, Fulham barazoi 2-2 ndaj Bournemouth, ndërsa Crystal Palace fitoi 2-1 ndaj Southampton. /tvklan.al