Evertoni, klubi i Armando Brojës ka pronarë të rinj! Friedkin Group ka përfunduar blerjen e ‘Toffies’.
Kjo shoqëri zotëron gjithashtu edhe klubin e Romës dhe drejtohet nga miliarderi Dan Friedkin. Amerikani ka blerë shumicën e aksioneve të Evertonit, duke filluar një epokë të re për klubin Merseyside dhe duke i dhënë fund kohës së Farhad Moshirit.
Friedkin, gjithashtu ka në pronësi edhe klubin e Serie A ,Romën. Pasuria e shoqërisë vlerësohet në 6.1 miliardë dollarë.
Në reagimin zyrtar, aksionerët e rinj informuan se janë të përkushtuar për ta udhëhequr klubin e Evertonit në një epokë të re emocionuese si brenda dhe jashtë fushës.
Ata janë të kënaqur që kanë siguruar stabilitetin financiar të menjëhershëm për klubin, që ka qenë prioritet kyç.
Tashmë për Armando Brojën dhe ekipin, nis një kapitull i ri ndërsa me mbështetjen e pronarëve të rinj do të synohet që Evertoni të ngjitet në elitë.
Sulmuesi kuqezi po lufton që të fitojë vendin e titullarit në klub, ndërsa ai është i huazuar në këtë sezon nga Çelsi. Nëse bind, Tofis kanë të drejtën që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.
Klan News