Me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe për të zbutjen e mbiçmimit të lekut, Banka e Shqipërisë ka blerë 101.60 milionë euro përmes ankandeve në tremujorin e dytë.
Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar, duke e çuar totalin e blerë në 137.60 milionë euro përgjatë tremujorit të dytë. Ndërkohë që në tremujorin e parë Janar – Mars, banka qendrore bleu 32.60 milionë euro.
Ndërkohë që gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh.
Por pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të mbajtur një kurs këmbimi të qëndrueshëm, kjo ka qenë java më e vështirë për monedhën europine pasi ka humbur ndjeshëm, terren ndaj lekut, duke arritur nivelet më të ulëta historike. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë këtë të Premte euro këmbehet me 98.84 lekë. Vlerë kjo e pa shënuar ndonjëherë më parë.
Klan News