Tërheqja e vëmendjes së investitorëve japonezë është një nga synimet kyçe që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka planifikuar të arrijë përmes një vizite zyrtare që ka nisur në Tokio.
Këtij objektivi i ka shërbyen dhe një aktivitet i organizuar nga ambasada jonë në Japoni ku Bushati ka takuar ministrin e Ekonomisë si dhe Presidentin e Federatës Japoneze të Biznesit.
Ministri Bushati iu ka kërkuar të zgjerojnë investimet në rajonin e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë në Shqipëri që sipas tij është një platforme solidë për biznesin.
Gjatë kësaj vizite ku pritet të takohet dhe me homologun Taro Kono, Bushati shoqërohet nga një delegacion parlamentar dhe përfaqësues të biznesit.
Tv Klan