FIFA do të nisë një dialog me palët e interesuara për të përmirësuar sistemin e transferimit të futbollistëve.

Një reagim që vjen pasi Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian i dha të drejtë ish-futbollistit francez Lassana Diarra për ndërprerjen e kontratës për shkak të uljes së pagës rreth 1 dekadë në parë me Lokomotiv Moskva. Kjo i solli edhe penalitete.

“FIFA do të zhvillojë një dialog global me të interesuarit për këtë pikë të rregullores. Së bashku me ta, FIFA do të vendosë se cilat përfundime duhet të merren parasysh në vendimin për çështjen Diarra dhe cilat ndryshime janë më të përshtatshme në nenin 17”, thotë shefi i zyrës ligjore në FIFA.

Sipas Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian, disa rregulla të FIFA-s për transferimet e futbollistëve bien ndesh me legjislacionin e BE-së në lidhje me konkurrencën dhe lirinë e lëvizjes.

Në atë kohë FIFA nuk pranoi të lëshonte Certifikatë Ndërkombëtare të Transferimit për Diarra, duke e ndaluar të firmoste për belgët e Charleroi.

Tv Klan