Propozimi i Tetorit të vitit të kaluar me disa ndryshime në favor të palës maqedonase do të jetë bazë e propozimit të ri të cilin e ka sjellë ndërmjetësuesi Metthew Nimic, për zgjidhjen e kontekstit rreth emrit të Maqedonisë. Kështu ka njoftuar për TV Klan burimet qeveritare pas takimeve të sotshme të realizuara me ndërmjetësuesin Nimic.

Vetë Nimiç pas takimeve me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski në Shkup konfirmoi se propozimi i ri që ka sjellë përmban disa ndryshime.

Ndërkaq burime në qeverinë e Maqedonisë për TV Klan njoftuan se ndryshimet që i përmban propozimi i ri kanë të bëjnë me çështjen e identitetit dhe janë në favor të palës maqedonase.

Ndoshta ky ka qenë shkaku që ndërmjetësuesi Nimits ka marrë sinjale pozitive në takimet e realizuara me zyrtarët në Shkup.

Metthew Nimic: “Takimi ishte mjaft i suksesshëm dhe kam ndjenjën se edhe përkundër asaj që ndodh në këtë moment do gjejmë zgjidhje për problemin. Kam ndjenjë se të dyja palët janë të gatshme për zgjidhje dhe kjo mund të arrihet gjatë periudhës prej disa muajve.”

Propozimi i fundit të cilin në muajin Tetor e solli Metthew Nimic si element kryesor përmban propozimin që emri që emri i Maqedonisë të jetë Maqedonia Veriore, ky element ishte i pranueshëm për palën maqedonase mirëpo e kontestueshme ishte pjesa e propozimit ku parashihej që kombi maqedonas të quhej kombi i Maqedonisë Veriore, kurse gjuha maqedonase të quhet gjuha zyrtare e Maqedonisë Veriore.

Pas takimeve në Shkup ndërmjetësuesi Nimic ka udhëtuar për në Athinë ku duhet të takohet me Ministren greke të Punëve të Jashtme, Dora Bakojanis./tvklan.al