Një sulm i padëgjuar më parë ishte ai i Izraelit ndaj Hezbollahut disa ditë më parë: Me mijëra pajisje të vogla komunikimi, të njohura si “biper” që përdoren nga anëtarët e Hezbollahut në Liban u shpërthyen njëkohësisht duke shkaktuar 9 të vrarë dhe rreth 2800 të plagosur. Operativë të Izraelit kishin arritur që të vendosnin brenda këtyre pajisjeve një sasi të vogël eksplozivi dhe një çelës për ta shpërthyer në distancë.

Por si u bë aktivizimi i këtij eksplozivi? I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan është eksperti i Inteligjencës Artificiale, Erikleo Çapa, i cili thotë se mendohet që është aktivizuar me lazer përmes një frekuence me dron.

Erikleo Çapa: Aktivizimi mund të jetë bërë me frekuenca satelitore. Duke çuar një dron që lëshon frekuenca me lazer. Mendohet që është aktivizuar me lazer me një frekuencë me dron. E lë me minutazh kur bëhet frekuenca që është vendosur biperi. Secili prej tyre i ka pasur në xhep, në vende të ndryshme të trupit dhe ka pasur një dëm dhe në persona të tjerë.

Blendi Fevziu: Si përgjohet?

Erikleo Çapa: Unë do të vendos këtë dronin spiunazh që krijon grafinë në kohë reale të ambientit, që është më e lehtë se një Cola bosh. Fluturojnë në kohë reale. Skanojnë personat dhe ambientin në kohë reale, personat dhe japin informacione live në kohë reale. Këto transferohen direkt në kompjuterin qëndror.


/tvklan.al