Rrugët e “kryeqytetit europian xhihadist” janë bllokuar, pasi njësitë anti – terror po zhvillojnë këtë të shtunë një operacion masiv.

Zona të gjera janë mbyllur në Molenbeek të Brukselit, që njihet si një ndër lagjet me simpatizantë të shumtë të të ashtuquajturit Shtetit Islamik dhe që ndodhet jo larg nga zyrat qendrore të Bashkimit Europian.

Në zonë është parë edhe një helikopter i policisë.

molenbek

Sipas “DailyMail”, dëshmitarë të shumtë raportuan për disa të arrestuar megjithatë deri më tani nuk ka një numër zyrtar të konfirmuar nga autoritetet belge.

Kjo zonë është lidhur me disa prej sulmeve më të mëdha terroriste përgjatë viteve të fundit. Molenbeek ishte dhe shtëpia e Salah Abdeslam, kokës së sulmeve terroriste të 2015 –ës në Paris, ku mbetën të varë 130 persona.

Ende nuk dihen arsyet e këtij operacioni masiv që po zhvillohet aktualisht në këtë zonë./tvklan.al