Të ftuarit u shprehen se ekipi ynë duhet të jetë i vendosur për të sulmuar, për të bërë presion lart ndaj kroatëve dhe të mos të presin kundërshtarin.
Peço: Koracia ka hyrë ëpr të fituar kampionatin, ose për të shkuar sa më larg. Mesfusa ëhstë shumë e fotë por disa nuk janë në “prime” të tyre, ndoshta mosha. Nuk rekuperojne topa shpejt, probleme me dy qendërmborjtësat, cka u përdor shumë mirë ng spanjollët. Kroatë patën problem em sulmin, Mendoj se do të luajë Perisic nesër. Spanja bëri presion lartë, duke asfiksuar mbrojtësit kroatë.
Tabaku: Kroatët janë nën persion dhe bësoj se do të rrezikojnë ndaj nesh. Mendoj se dhe ne duhet të rrezikojmë nesër sepse kemi arritur në evropian me sakrifica dhe uroj që lojtarët të marrin risk, të mos qëndrojnë pas.
Kapllani: Presioni është më shumë mbi kroatët, duhet të jemi me këmbë në tokë. Ata janë një skudër shumë e mirë. Ne duhet të luajmë me persoinalit dhe me dëshirë. Ata janë me një mesfushë të fortë dhe duhet të kemi parasysh.
Bushi: Kur mendon se sa shumë kanë shpenzuar shqiptarët për të shkuar në Gjermani, duhet të jetë një motivim për lojtarët. Eshtë shumë e rëndësishme ana emociaonale. Perëndia është në anën e atyre që japin më shumq, që japin shpirtin. Shihni Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë. Nuk janë më mirë se kundërshtarët e tyre, por dhanë gjithçka për fanellën dhe u shpërblyen. Lojtarët tanë duhet të jenë me personalitet dhe të mendojnë për tifozët.
Kastriot Çaushi: Ndaj Italisë nuk pashë atë “zjarr”, tek lojtarët, ishin ën nje lloj komoditeti. Doja të shikoja pasionin dhe dëshirën për të luajturs, siç pamë austriakët, çekët, gjeorgjianët. LE të mbajmë lart kundërshtarët. Të kemi këtë zjarrin e brendshëm.