Përbërësit:
150 gr philadelphia
150 gr nutella
50 gr gjalp
15 gr luleshtrydhe
1 pako biskkota
1 fletë xhelatinë
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe më pas hedhim biskotat e thërrmuara për t’i skuqur pak. Ne një tas me pak ujë vendosim xhelatinën që të zbutet. Vendosim letër furre në tortiere, hedhim biskotat e skuqura me gjalp dhe më pas e fusim në frigorifer që të mpikset. Në një tas hedhim philadelphia-n, shtojmë nutella-n, xhelatinën e shkrirë dhe i përziejmë. Presim disa luleshtrydhe në kubike të vogla dhe i shtojmë në tasin me philadelpia dhe nutella. Nxjerrim nga frigoriferi tortën me biskota dhe vendosim anash saj luleshtydhe. Bëjmë mbushjen me masën që përgatitëm me nutella dhe philadelphia. Mbi të shtojmë edhe disa biskota të shtypura dhe e fusim sërish në frigorifer. Pasi të mpikset, mbi të bëjmë një formë zemre me sheqer pluhur dhe është gati.
/tvklan.al