Në seancën e 22 shtatorit të “Shihemi në Gjyq”, Florenca deklaroi se ish-bashkëshorti i saj, Ardiani nuk lejon as atë dhe as prindërit e saj të takojnë djalin. Ardiani erdhi të përballet me të në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, por u gjend përballë ish-vjehrrit, Nazifit.
Ardiani mohon kategorikisht se është bërë pengesë, madje deklaron se kanë qenë vetë ata që nuk kanë ardhur ta takojnë. Një tjetër problem në deklaratat e Florencës ishte akuza e ish-vjehrrës se fëmija nuk ishte i Ardianit, por i kushëririt të tij. Ardiani rikonfirmoi se ai është babai i fëmijës, ndërsa Eni Çobani tregon se është kontaktuar prej kushëririt, Ilirit dhe familjes së tij që kanë qenë të befasuar dhe të prekur nga situata.
Ardit Gjebrea: Nazif, pse nuk ke shkuar ta takosh ti nipin?
Nazif: Kemi shkuar, me foto e të gjitha.
Ardian: Ku i ke fotot?
Nazif: Në telefon i kam.
Ardian: Kë ke takuar ti? Kur ke ardhur ti te fëmija? Si po gënjen sy për sy, nuk të vjen turp? Unë e kam fëmijën poshtë, e di ti që e kam poshtë, ta bie këtu në sallë e ta shikosh ti! Ta bie këtu, ka ardhur gjyshi të ka takuar?
Nazif: Po si s’kam ardhur? Kam ardhur me Florencën…
Ardian: Djalin e kemi këtu prezent, mbrapa. Për arsye që djali është minoren, nuk mund të vijë këtu, por ne duke menduar që do të vinte Florenca Bedeli, i kemi kërkuar Ardianit të sjellë djalin këtu, të bënim një bashkim sot me nënën, por Florenca nuk erdhi të thotë të vërtetat e saj dhe kjo është shumë e rëndë Nazif që Florenca Bedeli nuk është paraqitur sot këtu.
Nazif: Është e pamundur, është sëmurë, ka ikur për t’u kuruar!
Eni Çobani: Të lutem sepse ka thënë nuk është djali i Ardian Beqos…
Ardian: Turp i madh!
Eni Çobani: Të bëhet ADN-ja dhe ka përmendur edhe emrin e një zotërie të nderuar, Ilir Beqo që unë i kërkoj ndjesë publike. Më ka marrë bashkëshortja e Ilir Beqos zotëri, jo, jo, do t’i themi gjërat siç janë se unë mbaj shumë ngarkesë për ju, unë mbaj ngarkesë të madhe për ju dhe unë nuk mbaj ngarkesat tuaja se ç’keni në mendje ju. Zotëri, bëre një emision, do të vish, do të përballesh në çdo moment në qoftë se pala tjetër do të vijë. Më ke përmendur Ilir Beqon, Nazif, më fal, jo ju se zëvendësoni Florencën, ndjesë për ju, jeni një burrë i mrekullueshëm. Florenca, më ke përmendur Ilir Beqon. Ilir Beqo më ka thënë “znj. Eni, fëmijët e mi nuk shkojnë më në shkollë” dhe unë kam dy javë që merrem duke qetësuar Ilir Beqon dhe familjen e tij. As nuk e njihja dhe as nuk e dija, por unë mbaj përgjegjësi për çdo fjalë që hidhet në këtë seancë prandaj i kërkoj ndjesë publike Ilir Beqos, bashkëshortes së tij, fëmijëve të tij dhe ju falenderoj shumë për zemërgjerësinë tuaj dhe për gjuhën shumë fisnike që ju më keni telefonuar dhe më keni thënë “zonjë, të lutem, ç’ishte kjo bubullimë?” Kështu më është shprehur, “ç’ishte kjo bubullimë? Unë jam në Gjermani, kam një familje për të ushqyer, çfarë është kjo?” Prandaj duhet të mbajmë përgjegjësi kur përmendim emra dhe fakte./tvklan.al