Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur nivelin e prodhimit të naftës, rriti çmimin e naftës bruto gjatë kësaj jave.

Vendimi u mor pas gati dy vitesh rënieje të çmimit, që dëmtoi vendet prodhuese dhe kompanitë e tyre. Ekspertët e naftës në Uashington thonë se pavarësisht kostos së naftës, ekonomia më e madhe e botës duhet të kërkojë alternativa të tjera ndaj naftës së importuar.

Në të kaluarën, vendet e OPEC-ut, të cilat prodhojnë 1/3 e naftës së botës, kanë ranë dakord të ulin nivelin e prodhimit. Në përputhje me ofertën dhe kërkesën, çmimet rrjedhimisht rriteshin.

Një ekspert i energjisë në Uashington thotë se një manipulim i tillë i tregut dëmton tregjet e lira dhe iniciativën e udhëheqësve të biznesit në Perëndim.

“Për sa kohë që jemi të ndërvarur nga nafta për të gjitha nevojat tona të transportit, do të varemi gjithnjë nga kapriçot e një tregu botëror të naftës që nuk është gjithnjë i lirë.”/tvklan.al