Superliga e Arabisë Saudite konfirmohet si ligat më të pasura në Botë. Futbollistët që kanë zgjedhur të aktivizohen në këtë kampionat janë edhe ata që dominojnë listën e më të paguarve. Katër nga dhjetë pozicionet vijnë pikërisht nga ky kampionat, Premier League e Anglisë, e mbushur me yje, ka vetëm tre vende, ndërsa La Liga e Spanjës përfaqësohet me 2.

Lionel Messi është i vetmi që përfaqëson Maxhor League Soçer, gjithsesi, fitimet janë të ulëta në krahasim me të tjerët. Cristiano Ronaldo udhëheq bindshëm kundrejt rivalëve. Sipas revistës amerikane “Forbes”, portugezi mbetet edhe një makineri fitimesh, duke llogaritur pagën sezonale, të ardhurat vjetore dhe marrëveshjet e biznesit. 39-vjeçari do e mbyll vitin 2024 me shifrat e fitimeve që do kapin vlerën e 203 milionë Eurove.

Shumë i distancuar prej tij gjendet Messi. 37-vjeçari gjendet në vendin e dytë në këtë renditje speciale me 125 milionë Euro fitime. Kontrata me Inter Miami nuk e ka ndihmuar për të qenë më i paguari në futbollin botëror. Renditja vijon me Neymar dhe Karim Benzema, dyshen e Arabisë Saudite që fitojnë respektivisht 100 dhe 96 milionë Euro.

Kalimi te Real Madrid ka rritur edhe të ardhurat e Kylian Mbappe. Francezi gjendet tashmë i pesti, me shifrat e fitimeve që kapin vlerën e 83 milionë Eurove. Top 10 vendet e para plotësohen nga futbollistë tepër kualitativ, si Erling Haaland, Vinicius Jr, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Kevin de Bruyne, që në vitin 2024 do fitojë 36 milionë Euro.

Klan News