Fatos Nano: “Janar – Maj 2003 kanë ndodhur 5 rrëmbime të cilat rezultojnë të zgjidhura plotësisht prej forcave të Policisë së Shtetit duke treguar të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët përpara drejtësisë. Më ka mbetur merak zoti Berisha, se nipin e Sulo Shehut nuk mund ta kishim liruar pa kontributin direkt të djalit tim, po të keni kuriozitet ju a themë duke pirë kafe çdo të thotë kjo gjë”.
Sali Berisha: “Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, vrasësi dhe organizatorët e këtyre vrasjeve nuk gjinden, sepse ata fshihen në shpellën më të errët të krimit që faktikisht është qeveria e babzisë. Asnjë biznesmeni në Shqipëri nuk i dihet vrasësi, nuk i dihet ekzekutuesi. Më përmendi këtu djalin, gëzohem shumë që nuk i ka ngjarë të atit dhe kjo përbën një lajm të mirë”.
Këto janë thënë në seancën e debatit parlamentar ku është thirrur nga opozita kryeministri Nano për krimin dhe biznesin ai i është përgjigjur se shteti ka nisur një luftë ndaj krimit dhe gjatë 11 muajve të kësaj qeverisje krimi ka renë. Sipas tij nuk ka motiv për të vënë alarme false. Kryeministri Nano ka quajtur një opozitë qesharake atë të drejtuar nga Berisha, i cili akuzon qeverinë dhe ministrat për pjesmarrje në krim.
Fatos Nano: “Sipërmarrja private vendase që ju e konsideroni të lemetitur apo të terrorizuar, ka rritur për 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2002, me 33% investimet në paisje dhe makineri, ndërësa jo larg në kohë ju i bënit thirrje biznesit vendas dhe të huaj të mos investonte në Shqipëri, shyqyr zotit që nuk ju a vuri veshin kush, sot po përpiqeni ta trëmbni biznesin duke tentuar të mbillni psikozën e pasigurisë dhe terrorit”.
Ndërkohë lideri Berisha ka treguar ashpër se një dorë e zezë fshihet pas një sëri krimesh mbi biznesin, dëshmitë e Nanos ai i quan të katastrofës dhe të papërgjegjshme.
Sali Berisha: “Pasi i përzutë investitorët e huaj, pasi bëtë që 95% e tyre të ikin nga Shqipëria, tani po përzeni investitorët Shqiptarë, tani po largoni dhe ata nga Shqipëria, në mënyrë që monopolet tuaja tregtare dhe vetëm tregtare të dominojnë çdo gjë në Shqipëri”.
Po në këtë senacë Ministri i Rendit Luan Rama në ngjarjet e fundit të vrasjes së biznesmenëve është shprehur se nuk janë vetëm ato të ndodhura gjatë këtij viti, fenomeni këtë vit ka treguar rënje. Pjesë e mocionit për debate është edhe projektrezoluta, ku partia demokratike bën përgjegjëse qeverinë për krimin dhe largimin e investitorëve të huaj./tvklan.al