Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dekreti i presidentit mbi ligjin e pronave pritet të rrëzohet në parlament nga deputetët socialistë duke thelluar kështu krizën mes institucionit të parlamentit dhe kreut të shtetit. Deputetët demokratë të komisioneve parlamentare kanë përkrahur nismën e presidentit për korrigjimet në ligj.

Presidenti kërkon që të kufizohen kompetencat e komitetit shtetërore të kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe konsensus më të madh politik.

“Për komplikimet që sjell kompetenca që i është dhënë komitetit shtetërore për kthimin dhe kompensimin e pronave, për shfuqizimin e vendimeve të komisioneve të vjetra vendore dhe shfuqizimeve të tyre në rrugë gjyqësore është çështje e papërcaktuar mirë dhe sjellë arbitraritet”.

Ylli Bufi: “Çështja është, duhet të jemi të kujdesshëm, qëllimi nuk është pra që të hapet një proces nga e para, për të rishikuar tërë atë proces nga 92 e këtej. Çështja është vetëm në rastet ku ka ankimim”.

Deputetët socialistë të komisionit të ekonomisë, kanë kundërshtuar motivacionin e presidentit për rrëzimin e projektligjit të pronave, sipas të cilave drejtues lokal kanë deklaruar se nuk do të zbatojnë ligjin. Sipas tyre, një qëndrim i tillë është i papranueshëm për kreun e shtetit dhe stimulon moszbatimin e ligjit.

Nëse dekreti i presidentit rrëzohet në parlament, kreu i shtetit do të jetë i detyruar të firmosë dekretimin e ligjit të pronave, i cili imë pas hyn në fuqi./tvklan.al