Vetë socialistët kanë kërkuar llogari se përse qeveria nuk ka mbajtur premtimin që ka marrë në planin buxhetor afatmesëm për uljen e borxhit në 62% të prodhimit kombëtar në fund të vitit 2017-ë.

Vitin e ardhshëm ekzekutivi planifikon të ulë borxhin publik, por jo në nivelet që ka parashikuar me herët. Ministri Arben Ahmetaj iu përgjigj deputetëve me të njëjtën monedhë: kanë qenë vetë ata të cilët kanë kërkuar investime, ndërsa ai ka negociuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar që të rishkohej shtrirja në kohë e uljes së trajektores së borxhit.

Arben Ahmetaj:

Ju që përfaqësoni edhe qytetarët keni pasur së bashku me mua të gjithë presionin mbi qeverinë që të investonte.

Për kreun e Financave, ajo që duhet të marrin parasysh deputetët, mediat dhe qytetarët është se sa para ka investuar qeveria për 100 lekë të marra borxh.

Në fund të këtij viti detyrimet e prapambetura kryesisht për kontratat në infrastrukturë sipas ministrisë së Financave janë 24 milion Dollarë, të cilat do të shlyhen brenda këtij viti.

Tv Klan