Milani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme këtë fundjavë, siç është derbi ndaj Interit.

Kuqezinjtë nuk njohin fitore prej gjashtë ndeshjesh ndaj rivalëve të qytetit dhe synojnë ta thyejnë “mallkimin”.

Në prag të kësaj ndeshje, Milani ka rikuperuar një lojtar shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për portierin Mike Maignan, i cili u largua i dëmtuar në ndeshjen ndaj Liverpool.

Francezi mori një goditje të fortë nga Tomori, por duket se nuk ka qenë asgjë serioze. Maignan u stërvit rregullisht me ekipin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit. /tvklan.al