Të paktën 67 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur është bilanci i deritanishëm nga tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi ishullin Sulawesi në veriperëndim të Indonezisë, mëngjesin e kësaj të premteje.
Tërmeti la pas shkatërrim masiv, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe duke ngjallur frikë për cunami.
Me mijëra janë personat që u larguan nga shtëpitë e tyre, teksa tërmeti i fuqishëm me një thellësi prej 10 kilometrash ra në orën 1:30 me orën lokale. Epiqendra ishte mes dy qyteteve bregdetare të Mamuju dhe Majene.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionin në kërkim të të mbijetuarve dhe viktimave që kanë mbetur nën rrënoja. Fatkeqësisht, numri i të vdekurve pritet të rritet./tvklan.al