Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka publikuar së fundmi produksionin e ri muzikor “Veten Dua Gjallë”.
Kjo këngë e rikthyeu këngëtaren me një baladë të përmasave të mëdha si në aspektin e krijimit muzikor, ashtu edhe atë të videos promovuese, protagoniste e së cilës është vetë Aurela. Ajo ka folurt për emisonin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ku ka treguar detaje mjaft intersante që nga ideja për këngën dhe deri tek realizimi i saj.
Aurela Gaçe: Njerëzit mendonjë që meqënëse ti je e njohur, ti nuk ngacmohesh nga ky realitet. Ndërkohë ne jetojmë mes njerëzve që i kanë përditë këto biseda, që i kanë përditë këto lot, që i kanë përditë këta njerëz që i dhunojnë psikologjikisht, nuk është thjersht dhuna fizike ajo që mund të mendohet. Jemi përditë mes grave dhe vajzave që ndihen të pamjaftueshme në një lidhje sepse është gjithmonë ai tjetri, që thotë se ti je e pamjaftueshme dhe kjo është një lloj dhune. Domethënë kur dikush nuk beson tek ty, kur dikush të nënvlerëson, kur dikush nuk mendon se ti je ajo, që ai duhet të ndihet krenare që ai të ka në krah.
Kjo këngë është një himn për dashurinë ndaj vetes, me melodi të vetë këngëtares dhe tekst të Rozana Radit. Ky produksion muzikorë e nxjerr dhunën brenda mureve të shtëpisë, përtej kufijve të një drame personale.
Aurela Gaçe: Për atë grua që nuk duhet të hesht, duhet të dojë veten e saj. Teksti është i shkruar nga Rozana Radi dhe Rozi aty e ka cilësuar shumë mirë thotë: Të dua ty, domethënë e dua atë personin që jam në krah, e di një Zot sesa të dua, por duhet të shkoj sepse e dua veten time gjallë. Veten time gjallë do të thotë, unë, unin tim, nuk ka rëndësi fizikisht, është shumë më shumë se thjesht fizikisht. Të thuash dua veten time gjallë do të thotë njëherë në rradhë të parë, të ndihesh e gjallë me veten tënde, të ndihesh që ti vlen./tvklan.al